Për shkak të situatës me pandeminë koronavirus, në fund të këtij muaji, pritet të bëhet furnizimi me 50 respiratorë të rinj të cilët do të jenë në dispozicion për pacientët.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, tha se pjesa tjetër pritet të vijë në Kosovë gjatë muajit maj.
Sipas Hotit, janë edhe duke diskutuar me BE-në që të sigurohen edhe 30 respiratorë të tjerë që do të ndihmonin në trajtimin e pacientëve të prekur me koronavirus.
“Prioritet përveç furnizimit me mjete mbrojtëse mbeten edhe pajisjet respiratorët e rinj dhe në këtë aspekt presim që gjatë këtij muaji eventualisht edhe gjatë muajit tjetër të sigurojmë edhe 50 respiratorë të tjerë e madje edhe prej fondeve të BE-së ka diskutime të sigurohen edhe 30 respiratorë të tjerë që do të kishin përforcuar këtë linjë të trajtimit të pacientëve me Covid”, tha Hoti për EO.