Në Qendrën Korrektuese të Dubravës janë korrur 21 hektarë me grurë dhe sasia e tërësishme e grurit nga korrje shirjet për vitin 2021 ka arritur 66,240.00 kg grurë.
Të gjithë punën e kanë bërë të burgosurit e kësaj qendre derisa është udhëhequr dhe mbikëqyrur nga Njësia Ekonomike SHKK-së dhe stafi i Qendrës Korrektuese të Dubravës.
Rendimenti i marrë nga kjo kulturë bujqësore do të përdoret për nevojat e të gjitha institucioneve korrektuese.
Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes punës së Njësisë Ekonomike po synojnë që të ndikojnë në rehabilitimin dhe ri-socializmin e personave të burgosur, e po ashtu edhe në uljen e shpenzimeve të buxhetit të SHKK-së.