Milot Rashica është shumë afër që të bëhet lojtar i Aston Villës. Reprezentuesi i Kosovës do të largohet nga Werder Bremeni në afatin kalimtar veror, pasi klubi ka rënë në Bundesliga 2.
Në një marrëveshje kontraktuale mes klubit gjerman dhe lojtarit vushtrrias bëhet e ditur se nëse skuadra luan në një nivel më poshtë, atëherë mund t’i ndajnë rrugët, raporton Daily Express Sport.
Kështu, 24-vjeçari e kërkon një aventurë të re dhe Aston Villa thuhet se ka filluar bisedimet me Werder Bremenin.
Rashica ishte afër kalimit në Villa Park edhe në edicionin e kaluar për 20 milionë euro, mirëpo në fund qëndroi në Bundesliga.
Por, në këtë verë ai mund t’i bashkohet skuadrës nga Liga Premier në shumën e 15 milionë eurove.