12 persona kanë vdekur si pasojë e virusit COVID-19, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, numri i të vdekurve ka shkuar në 327.
Lajmin e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), në njoftimin 24 orësh.
“Numri total i rasteve pozitive është 10.247 raste nga 40.646 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 327 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, njofton IKSHPK.