Orari i ndeshjeve të Superligës së Kosovës në futboll do të ndryshojë nga takimet e javës së pestë kampionale.
Deri në xhiron e katërt, pjesa më e madhe e takimeve janë zhvilluar me fillim nga ora 17:00, ndërsa tani do të luhen nga ora 15:00, raporton Demokracia.com.
Kjo është bërë e ditur në uebfaqen e Federatës së Futbollit të Kosovës e cila ka të publikuar orarin e xhirove.
Java e pestë në elitën e futbollit kosovar luhet në fundjavë me katër përballje që zhvillohen nga orari i ri, 15:00, përveç derbit Prishtina – Ballkani që pritet të luhet të dielën nga ora 20:00.
Orari pritet të ndryshohet sërish me kalimin e kohës dhe shkurtimin e kohës ditore.
Kjo xhiro sjell dy derbi në Prishtinë e Gjilan, por edhe me disa ndeshje tjera interesante. Prishtina në stadiumin “Fadil Vokrri” i bën “konak” kampionit në fuqi, Ballkanit të dielën.
Drita të shtunën luan para shikuesve të vetë në Gjilan kundër Llapit. Malisheva udhëton te Trepça ’89, Gjilanin e pret takim i vështirë në Klinë kundër Dukagjinit e Drenica mirëpret Ferizajn.
ORARI:
E shtunë:
Drita – Llapi
Trepça ’89 – Malisheva
E diel:
Prishtina – Ballkani
Dukagjini – Gjilani
Drenica – Ferizaj.