Ndryshon çmimi i naftës në Kosovë


Të premten kanë ndryshuar sërish çmimet e naftës. Një litër naftë sot është 1.54 euro në disa pika të karburantit.

Në fillim të javës çmimi i naftës ka qenë 1.37 euro.

Pushtimi ushtarak rus në Ukrainë po ka ndikim negativ çdo ditë e më shumë edhe në tregjet ndërkombëtare. Një krizë e tillë ka goditur edhe ekonominë e Kosovës, duke sjellë shtrenjtim të produkteve të ndryshme, sidomos për derivatet e naftës që po shtrenjtohen vazhdimisht.

Çmimet e karburanteve janë ndër faktorët e parë që po ngritën vazhdimisht këto ditë në Kosovë. 

Kryetari i Shoqatës së naftëtarëvem Fadil Berjanim paralajmëroi se çmimet pritet të arrijnë deri në 1 euro e 80 centë.