Një grup shkencëtarësh dhe mjekësh i kanë thënë qeverisë britanike që të heqë dorë nga ndryshimet e orës dy herë në vit në Mbretërinë e Bashkuar.
Ndryshimi i matjes kohore, që do të ndodhë këtë fundjavë, po dëmton gjumin, ka paralajmëruar Shoqëria Britanike e Gjumit (BSS), raporton “Independent”, transmeton Klankosova.tv.
Anëtarët e BSS, një organizatë profesionale për punonjësit mjekësorë, shkencorë dhe shëndetësorë, thanë se provat tregojnë qartë se drita natyrale e ditës në mëngjes është e mirë për gjumin, ndërsa ndryshimi i orës ka një ndikim negativ.
Shoqata ka lëshuar një deklaratë duke thënë se “rekomandon fuqimisht” që Greenwich Mean Time (GMT) – kur orët kthehen prapa – të funksionojë gjatë gjithë vitit.
Ata argumentojnë se ritmet cirkadiane – ndryshimet fizike, mendore dhe të sjelljes që përjetojmë gjatë 24 orëve – ndikohen më së shumti nga orët që lëvizin përpara në pranverë.
Thirrja vjen pasi orët do të kthehen këtë fundjavë.
Deklarata vjen nga akademikë nga e gjithë Mbretëria e Bashkuar, të udhëhequr nga Dr Megan Crawford i Universitetit të Strathclyde, Dr Eva Winnebeck i Universitetit të Surrey dhe Profesor Malcolm von Schantz i Universitetit Northumbria.