Ushqimi i shpejtë mund të jetë i shijshëm, por përveç që shkakton dëme në organizëm në përgjithësi, dëm iu bën veshkave në veçanti, shkruan India.com.
Ushqimi i shpejtë përmban shumë sodium apo kripëra, gjë që mund të rrisë tensionin e gjakut dhe si pasojë mund të shkaktohen sëmundje të veshkave.
Ky ushqim përmban shumë yndyra të pashëndetshme të cilat rrisin nivelin e inflamacionit dhe stresit oksidativ në trup, gjë që shkakton dëmtim dhe mosfunksionim të mirë të veshkave.
Konsumi i tepërt i sheqerit, i cili është i pranishëm në ushqimet e shpejta e të paketuara, është zakon i keq për organizmin e veshkat. Pijet me sheqer të shtuar si dhe ëmbëlsirat e ndryshme industriale, shkaktojnë mbipeshë, rezistencë ndaj insulinës si dhe rritje të rrezikut nga diabeti, gjendje këto që shkaktojnë sëmundje në veshka.
Ushqimet e shpejta kanë shumë kripëra dhe nuk kanë përmbajtje të ujit, gjë që qon në dehidratim, si pasojë e të cilit pastaj mund të formohen gurë në veshkë dhe infeksione në traktin urinar.
Ushqyerja e shpeshtë me ushqim të shpejtë mund të shkaktojë mbipeshë, gjë që shkakton sëmundje në veshkë dhe probleme të tjera me shëndetin.
Këto ushqimin rrisin rrezikun nga sëmundja e diabetit të tipit 2, sepse përmbajnë shumë kalori e shumë sheqer artificial, gjë që shkakton sëmundje në veshkë e dështim të funksionimit normal të veshkave.