Ndërkohë që shumë njerëz vuajnë nga sëmundja e diabetit, ka disa mënyra për ta mbajtur nën kontroll nivelit e sheqerit në gjak.
India.com ka shkruar se farat chia, të cilat janë të pasura me acidin yndyror omega 3, mund të ndihmojnë për largimin e inflamacionit, gjë që është e shpeshtë te diabetikët.
Fibrat që gjenden te këto fara, rregullojnë ritmin e tretjes së ushqimit dhe stabilizojnë nivelin e sheqerit në gjak.
Farat chia, janë burim i mirë i proteinave, të cilat janë shumë të mira për personat me diabet.
Ato janë të pasura me shumë antioksidantë, të cilët mund ta mbrojnë trupin nga stresi oksidativ, si dhe të evitojnë dëmtimin që mund t’i shkaktohet organizmit nga stresi oksidativ.
Me kombinimin e fibrave dhe acidit omega 3, krijohet mbështetje për shëndetin e zemrës dhe mund të përmirësojnë gjendjen e yndyrës.
Fara chia, përmbajnë shumë fibra, antioksidantë dhe omega 3, të cilat ndihmojnë në uljen e inflamacionit, mund të kontrollojnë nivelin e sheqerit në gjak si dhe t’i ndihmojnë zemrës për funksionim më të mirë.
Këto fara kanë indeks të ulët glikemik, gjë që do të thotë se ato, në mënyrë të ngadaltë lirojnë sheqerin në rrjedhën e gjakut.