Kryeqyteti ukrainas vazhdon të jetë cak i bombardimeve, ku re të mëdha tymi po shihen mbi ndërtesat kolektive në pjesën perëndimore të Kievit.
Copëzat e bombave kanë goditur një ndërtesë 12-katëshe, duke bërë që i tërë objekti të përfshihet nga zjarri.
Ekipet emergjente të Ukrainës kanë njoftuar se dy persona janë lënduar, dhe po punojnë në operacionin e kërkim-shpëtimit.

Forcat ruse po tentojnë ta rrethojnë ta rrethojnë qytetin, por deri më tani nuk është se kanë bërë ndonjë progres.

Përkundrazi, Rusia duke parë se nuk po mund ta fut këmbësorin, por vazhdon me sulme ajrore mbi Kiev. /Telegrafi/

