Ndërprehet protesta e veteranëve të UÇK-së

Pas ndërperjes së seancës, Faton Klinaku e shpalli të ndërpreë edhe protestën e sotme të veteranëve

Ndërsa Kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, tha se nëse edhe në takimin e nesërm nuk reflekton qeveria dhe kryeministëri, do të vazhdojnë të kundërshtojnë fuqishëm.

Jashari i ka ftuar deputete të cilët e vlerësojnë UÇK-në të të mos lejojnë të mbahet seanca e nesërme.

“I ftojmë deputetet të cilët vlerësojnë, ata të cilët kanë qenë pjesë e luftës nëse edhe në takimin e nesërm nuk reflekton kryeministri dhe qeveria ne do të vazhdojmë të kundërshtojmë fuqishëm dhe ata po besoj se kanë detyrë moreal, njerëzore dhe kombëtare që pa u kthye ligji në vend pa i përfshirë kategoritë e dalura nga lufta nuk do të ketë beneficione dhe pa hequr dorë kjo qeveri për të mos nëpërkëmbur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës,   të rëndësishëm për ne dhe popullin ne do ti përgjigjemi çdoherë dhe i ftoj deputete që nëse nuk reflekton qeveria  mos të lejojnë që të mbahet asnjë seancë  pa i përfshirë kategorit e dala nga lufta e UÇK-së”, tha Jashari.