Organizimi i ndejave nëpër odat shqiptare janë traditë e vjetër. Por ky zakon nuk po harrohet as në këtë kohë, kur qëndrimi në grup po konsiderohet i rrezikshëm.
E një mbledhi si kjo, thuhet që është arsyeja që banorët e fshatit Banjë të komunës së Malishevës patën kontakt me personat që rezultuan pozitiv me virusin Covid-19.
Këtë e konfirmoi edhe vet kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj.
Begaj thotë që apeli i tyre ka qenë gjithmonë që masat e marra nga IKSHP-ja të respektohen.
Ndërsa tutje tregon edhe për gjendjen e të infektuarve.
Ndërkohë fshati Banjë tash e disa ditë është izoluar.
Në mesin e të prekurve në komunën e Malishevës ka edhe fëmijë, duke filluar nga një vjeç, tre, gjashtë e të tjerë.
Ndryshe, Dega e Nismës në Malishevë ka reaguar ndaj nivelit qendror.
Sipas tyre, qeveria në detyrë po e injoron komunën me më të prekur nga Covid-19.
Gjatë ditës së hënë, nga kjo komunë rezultuan 17 persona pozitiv me koronavirus, në mesin e tyre edhe dy punëtorë shëndetësor.