Oriola dhe Erosi kanë marrë sërish vëmendjen e ndjekësve, duke lënë të kuptohet se tashmë kanë ndarë përfundimisht rrugët.
Lidhja e modeles dhe futbollistit ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes, e shumë herë janë komentuar për ndarje të mundshme.
Por, përmes postimeve të fundit, ndjekësit janë bindur se dyshja i kanë dhënë fund lidhjes.
Në rrjete sociale, Oriola dhe Erosi më nuk e ndjekin njëri-tjetrin, duke lënë të dyshohet se janë ndarë.

Po ashtu, Erosi përmes një postimi në InstaStory shpërndau një thënie, me të cilën supozohet se e ‘thumbon’ Oriolën.
“Ujku qimen e ndërron, por zakonin nuk e harron”, është shprehja që ai e ndau në rrjete sociale. /Lajmi.net/
