Arbërie Nagavci nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se nuk mund të ketë unitet pa legjitimitet.
Ajo në një postim në Facebook shkruan se unitet në vend ka pasë në çështje siç ka thënë ajo që kanë rezultuar të dëmshme për vendin.
Nagavci këtu ka përmenduar formimin e Gjykatës Speciale, marrëveshjen me Serbinë në vitin 2013, Demarkacionin me Malin e Zi, rrëzimin e qeverisë Kurti.
“Janë bërë shumë gabime në të kaluarën në Kosovë e në dëm të saj nga ata që ishin dje e që vazhdojnë të jenë sot. Uniteti rreth klubit të stërvjetëruar politik do të ishte një tjetër gabim.
Vendit i duhen zgjedhjet të reja sa më parë që mundësojnë krijimin e një boshti legjitim e të duhur për unitet”, shkruan ajo