Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka përcaktuar tavanin e çmimeve për 24 orët e ardhshme.
Çmimi maksimal i lejuar për shitjen e naftës është 1 euro e 77 centë, i benzinës 1 euro e 40 centë dhe I gazit 72 centë.
Krahasuar me dje, çmimet kanë mbetur të pandryshuara.
Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe janë valide për 24 orë.