Nafta 1.69, benzina 1.35 euro për litër

1.69 euro është caktuar çmimi i naftës për litër në vend, ndërsa 1.35 euro për benzinën.

Nafta këtë të mërkurë është me çmimin e njëjtë që ishte para dy dite dhe dje, po ashtu edhe benzina e gazi janë me të njëjtin çmim.

Çmimet tavan vendosen nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), për çdo ditë me radhë dhe janë të vlefshme deri në njoftimin tjetër.