Mustafa thotë se Haradinaj nuk ndryshoi asgjë në Uashington: U arrit ajo që u propozua më 3 shtator

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj, nuk ndryshoi asgjë në Marrëveshjen e Uashingtonit. 

Haradinaj kishte thënë se këmbëngulja e tij për Ujmanin doli të ishte vendimtare për ndryshimin në marrëveshje dhe se ministrat e tij i kishin të gatshme dorëheqjet nëse kjo nuk do të ndodhte. 

“U arrit ajo që u propozua më 3 shtator”, thotë Mustafa për marrëveshjen duke shtuar se nuk kishte ndërhyrje. 

Ai tutje ka thënë se duhet të ketë më shumë bashkëpunim mes partnerëve të koalicionit. 

“Duhet të dinë se kemi një kryeministër. Takohemi rregullisht dhe merremi vesh për gjërat në të ardhmen. Një gjë duhet të jetë e qartë, ajo që bën kryeministri bisedohet paraprakisht me partnerët dhe nuk ka nevojë të jetë njeriu i askujt në bisedimet me liderët” , shtoi ai.