Mustafa: Ta kërcënosh kryeministrin me shkarkim pse e kapi virusi është kanibalizëm politik

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, ka reaguar ndaj deklaratës së deputetës së Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari-Lila, e cila ka thënë se duhet të shkarkohet kryeministri Avdullah Hoti, sepse sipas saj nuk është izoluar pasi është testuar për COVID-19.

Mustafa tha se të kërcënosh kryeministrin me shkarkim, pse e ka kapur virusi një ditë më parë, është kanibalizëm politik, idiozitëm i skajshëm që kapërcen çdo normë njerëzore.

Kreu i LDK-së pyeti nëse kështu po i edukojmë fëmijët?

Shkrimi i plotë:

Miq të nderuar

Është edukatë elementare njerëzore që e kemi kultivuar në familjet tona, të respektojmë të sëmurin. Ta ndihmojmë, t’l japim kurajo ose ta lëmë rehat në telashet e tij.

Të ngritesh në mëngjes e ta kërcënosh Kryeministrin se do të shkarkojmë, pse të ka kapur virusi një ditë më parë, është kanibalizëm politik, një idiotizëm i skajshëm që kapërcen çdo normë njerëzore. A thua kështu i edukojmë fëmijët!!

Strucat e kabinetit qevitar, këshilltarët, ministrat por edhe bashkëpartiakët e Hotit dhe të mitë heshtin, sepse atyre nuk ua ka permendur emrin xhelatja Kusari-Lila dhe se nuk do ti hajë.