Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka folur për anëtarët e partisë së tij të cilët po kundërshtojnë vendimet e subjektit që ai drejton.
Duke komentuar pretendimet e Vjosa Osmanit për të ardhur në krye të partisë, Mustafa ka thënë se asnjë person që del kundër vendimeve të partisë nuk mund të merr poste udhëheqëse në LDK.
Kjo sipas tij, është e rregulluar me statut të partisë.
”Të gjithë ata që kundërshtojnë vendimet e partisë, është e rregulluar me statut të partisë me nenin 14.2 që të tillët nuk mund të mbajnë poste udhëheqëse brenda partisë”, ka thënë Mustafa në Televizionin Publik.