Mustafa për rastin Pacolli: Ministria e Shëndetësisë po merret me politikë në emër të Covid-19

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK0, Isa Mutafa ka thënë se Ministria e Shëndetësisë, po merret me politikë në emër të koronavirusit.

Sipas tij, nëse vendoset në karantinë Behgjet Pacolli pas kthimit nga Zvicra është vendim politik i izolimit të një deputeti.

Sipas Mustafës, gjendjen shëndetësore të Pacollit duhet ta konstatojnë ekipet mjekësore.

Postimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë po merret me politikë në emër të Covid-19.

Paralajmërimi i kësaj ministrie, se nëse vjen Behgjet Pacolli nga Zvicra do të vendoset në karantinë, është vendim politik. I izolimit të një deputeti. Të përfaqësuesit të popullit!

Ministria s’mund të marrë vendime të tilla pa e parë dokumentacionin e z. Pacolli për gjendjen e tij shëndetësore, të cilin vlerësim nuk e bëjnë zyrtarët e ministrisë por ekipet e mjekëve.

Ministria e ka vështirë të dëshmojë se nuk ka lejuar raste e raste të shkojnë në shtëpitë e tyre, pas dëshmive që kanë prezantuar për gjendjen e tyre shëndetësore Prandaj nuk ka nevojë ta maltretojnë një deputet dhe një biznesmen të njohur.

Sjellja e tillë e kësaj qeverie është argumenti më i mirë që ajo e arsyetoi rrëzimin e saj.

Mos e maltretoni z. Pacolli, mos u thirrni në parimet që nuk i keni zbatuar ju që e keni shkelur Kushtetutën, sepse votat i kemi. IM