Mustafa: Për presidentin na duhet një marrëveshje që ka mbështetje në Kuvend

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, ka folur pas takimit me Grupin Parlamentarë të kësaj partie, ku ka thënë se janë diskutuar çështjet për rimëkëmbje ekonomike, por jo edhe për presidentin.

Ai ka thënë se vendi ndodhet në një situatë të rëndë për shkak të zhvillimeve që lidhen me Dhomat e Specializuara dhe sa i përket çështjes së presidentit është çështje që duhet siguruar marrëveshje e përkrahje.

“Isha vetëm me shefin e grupit parlamentar. Diskutuam për çështjet tona, për rimëkëmbjen ekonomike. S’kemi diskutuar çështjen e presidentit. Kemi folur për organizimin e brendshëm, Gjykatën Speciale. Ne do të mundohemi të diskutojmë në një bazë më të gjerë që siguron pjesëmarrjen e deputeteve. Që s’gjejmë zgjidhke për marrëveshje të mirë shkojmë në zgjedhje”.

Ai tha se nuk po diskutojnë tani me PDK-në për koalicion, sepse sipas tij, tani është situatë e rëndë pas ngjarjeve të fundit.

“S’po diskutojmë për koalicion me PDK-në. Ne jemi në një situatë ku presidentin e kemi në Hagë. E kemi shefin e partisë më të madhe atje. Kjo duhet ta ketë vëmendjen tonë. Lufta e UÇK së ka qenë e pastër dhe në duhet ta mbrojmë atë luftë. Është e drejtë që të kandidojnë anëtarët e tyre por neve na nevojitet një marrëveshje që siguro n përkrahje e vota më Kuvend”, tha Mustafa.