Kryetari i LDK-së Isa Mustafa e ka bërë të qartë se shkarkimi i Agim Veliut nuk ishte ‘thembra e Akilit’ për shkarkimin e Qeverisë VV-LDK.
“Reciprociteti ka qenë pjesë edhe e programit tonë qeverisës do të thotë zëvendësimi i tarifës me reciprocitetin mirëpo meqenëse ka pas një kërkesë eksplicite të SHBA-së ne jemi pajtuar me të jo që ta flakim tërësisht edhe përgjithmonë reciprocitetin”, tha Mustafa në Rubikon.
Por kundër shkarkimit doli nënkryetarja Vjosa Osmani me të cilën kryetari i saj tha se ende s’ka komunikuar.
“Edhe telefonata nuk kishte ndryshuar diçka sa i përket një procesi i cili ka përfunduar prandaj jo vetëm që nuk e kam telefonuar zonjën Osmani por mund të them se nuk i kam telefonuar as nënkryetarët e tjerë të LDK’së.
Mustafa thotë se tani është duke pritur se si do të interpretohet Kushtetuta nga ana e presidentit karshi asaj se kujt do t’i jepet mundësia ta formojë qeverinë e re. Në rast se VV nuk e pranon mundësinë e dytë atëherë Mustafa beson se vetë do të jetë bartës kryesor i formimit të qeverisë.
Nëse VV nuk shpreh vullnet, ta bëjmë një qeveri me AAK-në me NISMËN dhe me partitë minoritare por deri më sot nuk jemi ulë as me AAK-në e as me Nismën”, theksoi ai.
Veç me Vetëvendosjen Mustafa e pranon se tashmë e vështirë është të bashkëpunojë pasi kishte shumë përçarje.