Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa i ka quajtur mësymje kundër kryeministrit Avdullah Hoti, tri interpelancat e kërkuara nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Mustafa përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se dy ata që e vlerësojnë miqësinë dhe partneritetin me SHBA-të sot janë me kryeministrin Hoti.
Postimi i plotë:
Të nderuar miq,
Sot, tri interpelanca një pas një në Kuvendin e Kosovës. Tri mësymje kundër Kryeministrit Hoti.
Dy, kundër marrëveshjes dhe bashkëpunimit me SHBA-të dhe një, pse është shprehur se duhet të zbatohet Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për respektimin e Ligjit të miratuar me 2/3 e deputetëve, i cili ka krijuar detyrime ndërkombëtare të Kosovës.
Ata që e vlerësojnë miqësinë dhe partneritetin me SHBA-të, sot janë me Kryeministrin. Ata që ndajnë bindjen se Kosova duhet tu përmbahet marrëveshjeve ndërkombëtare dhe Ligjit, si dhe partneritetit me BE-në, sot mbështesin sjelljen parimore dhe të përgjegjshme të Kryeministrit dhe Qeverisë Hoti!