Mustafa e siguron Thaçin se shpejt do t’i ketë votat për Qeverinë e re

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa e ka siguruar presidentin Hashim Thaçi se së shpejti do të krijojë shumicën parlamentare dhe propozojë kandidatin për kryeministër.

“Kryetari i LDK-së, Dr. Isa Mustafa, ia ka kthyer letrën duke e njoftuar për angazhimet dhe takimet intenzive të LDK-së, për të krijuar shumicën parlamentare, si dhe ka siguruar Presidentin se në një të ardhme shumë të afërt do të krijoj shumicën parlamentare dhe propozoj kandidatin për Kryeministër të Kosovës”.

I pari i LDK-së e ka pranuar sot letrën e dytë nga i pari i vendit lidhur me përpjekjet për krijimin e qeverisë së re.

“Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Isa Mustafa, sot ka pranuar letrën e dytë nga Presidenti i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, lidhur me përpjekjet për formimin e shumicës parlamentare dhe krijimin e qeverisë së re”.