Mustafa: Atakimi i familjes së Vjosa Osmanit është neveritës

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se mospajtimet institucionale, rivalitetet partiake dhe politike duhet t’i shprehin dhe debatojnë ndërmjet tyre dhe jo përmes etiketimit të prindërve, fëmijëve apo familjarëve.

Këto fjalë ai thotë duke shtuar se familja e Kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani është duke u atakuar nga persona të cilët nuk kanë argumente.

“Kjo është mënyra më morbide e luftës politike. Nëse dikush ka pasur argumente, pse nuk i prezantoi ato, para se Vjosa të zgjidhej Kryetare e Kuvendit. Përgjigja është se nuk kanë pasur dhe nuk kanë”.

“Jam ndër ata që parreshtur më është sulmuar familja”.

“Këto ditë po lexoj se disa që sulmonin dhe etiketonin në forma të ndryshme, tani e kanë filluar betejën ndërmjet tyre për dyshime në njëri tjetrin për abuzime, shantazhime, kurdisje e shumë punë të pista. Të gjithë përfundojnë kështu, por pasojat janë evidente nga njerëz të tillë”, ka shkruar Mustafa.