Pas disa orë ndërprerjesh gjatë së hënës, udhëheqësi i rrjetit social X, Elon Musk, ka dalë me reagim. Ai është shprehur se ka pasur dhe vazhdon të ketë sulm masiv kibernetik ndaj X-it, duke u shprehur se sulmi po bëhet nga një grup i madh personash.
“Ne sulmohemi përditë, por kjo është bërë më e madhe. Përfshihet një grup i madh, i koordinuar”, ka njoftuar ai.
Përdoruesit e këtij rrjeti u ankuan gjatë së hënës nuk kanë mundur të qasen në X.
Kjo është faktuar edhe shërbimi i monitorimit të faqeve, Downdetector.