Analisti i politikës, Imer Mushkolaj, ka kritikuar presidenten, Vjosa Osmani e cila sot bëri të ditur se po kthehet në Kosovë pas qëndrimit një javor në SHBA.
Mushkolaj ka thënë se presidentja Osmani po shprehet thua se e ka anëtarësu Kosovën në OKB.
Më tej, Mushkolaj ka thënë se Osmani në punimet e Asamblesë së Përgjithshme ka mbajtur takime të zakonshme.
“Me këtë fotografi triumfaliste, presidentja po na tregon që po kthehet nga Neë Yorku. Ta merr menja e ka anëtarësu Kosovën në OKB. Ndërkohë që në margjina të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme ka mbajtë takime të zakonshme dhe është fotografu me Bidenin, sikurse të gjithë presidentët tjerë.”, ka shkruar Mushkolaj.
Ndërkohë, presidentja Osmani tha se po kthehet nga Amerika me bindje se Kosova është në rrugë të drejtë.
“Pas një jave përplot takime e diskutime me miq e aleatë të rinj e të vjetër, kthehemi në vendlindje me bindjen e plotë se Kosova është në rrugë të drejtë”, ka shkruar Osmani.