Ofertat në drejtim të Vedat Muriqit nuk kanë të ndalur. Është skuadra e Lazios që po përgatit ofertë për sulmuesin kosovar.
Drejtori sportiv Igli Tare, po punon për të forcuar ekipin, dhe rruga që çon drejt Olivr Giroud duket e vështirë, shkaku i konkurrencës së madhe.
Sipas asaj që raporton ‘Corriere dello Sport’, Lazio nuk dëshiron të braktisë pistën që dërgon drejt Vedat Muriqit.
Kartoni i Muriqit do t’i kushtonte Lazios 20 milionë euro, me lojtarin që këtë sezon te Fenerbahce ka shënuar 15 gola dhe ka bërë gjashtë asistime.