Muriqi nuk është grumbulluar me Mallorcan për ndeshjen e rëndësishme ndaj Valencias

Vedat Muriqi do t’i mungojë Mallorcas për duelin e rëndësishëm ndaj Valencias që luhet të dielën nga ora 18:30 në “Mestalla”.

Ajo ndeshje i takon xhiros së 29-të të La Ligas, por Mallorca nuk do të mund të ndihmohet nga Muriqi.

Lajmi për mungesën e tij është konfirmuar nga klubi të shtunën.

Në njoftimin për lojtarët e ftuar për duelin ndaj Valencias, vetëm është përmendur se Muriqi, Robert Navarro dhe Cyle Larin, do të mbeten në ishull dhe nuk do të udhëtojnë.

Por, nuk është njoftuar për ndonjë lëndim.

Muriqi para pushimit të ndeshjeve të përfaqësueseve e kishte shënuar golin e pikëve të plota nga penalltia, në fitoren 2:1 ndaj Espanyolit.

Më pas i ishte bashkuar Kosovës për ndeshjet e plejofit të Ligën B të Ligës së Kombeve ndaj Islandës.

Në duelin e parë, Muriqi kishte luajtur 88 minuta në fitoren 2:1 të Kosovës në Prishtinë, kurse në Murcia të Spanjës, Muriqi realizoi “hat-trick” në fitoren 3:1.

Muriqi në 25 ndeshjet e edicionit aktual me Mallorcan i ka shënuar shtatë gola, ndërsa ka kontribuuar edhe me dy asistime.