Ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se me rishikimin e buxhetit do të mundësohen 420 milionë euro mbështetje për ringjalljen ekonomike të vendit.
Murati përmes një njoftimi në Facebook ka shkruar se do të ketë mbështetje për punësim, prodhim e eksport.
‘’Do të ketë mbështetje edhe për familjen e për shërbimet publike. Për një rritje ekonomike që rritë edhe mirëqenien e qytetarëve’’, thuhet tutje në njoftimit e ministrit, i cili përmes fotove ka treguar planin e Pakos për Ringjalljen Ekonomike.