Murati: Gati 2 mijë të punësuar në mars me platformën “Super Puna”


Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar të shtunën se vetëm në muajin mars 1.994 djem dhe vajza janë punësuar përmes platformës “Super Puna”.

Sipas Muratit, prej tyre 1.2028 janë vajza dhe 966 djem. Ministri i Financave ka thënë se përbërja gjinore e të punësuarve është fakt që i bën të krenohen.

“Pra përveç adresimit të problemit të punësimit të të rinjve në përgjithësi, superpuna po ndihmon edhe në rritjen e punësimit për vajzat e gratë në veçanti”, ka shkruar Murati në Facebook.

Platforma “Super Puna” u lansua në fillim të shkurtit të këtij viti. Qeveria synon të mbështesë bizneset duke paguar deri në 6 muaj rrogat minimale për të rinjtë që punësojnë.