Mungesa e oksigjenit, Vetëvendosje thërret në interpelancë Zemajn

Lëvizja Vetëvendosje ka thirrur në interpelancë ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemajn.“Mungesa e oksigjenit medicinal nëpër institucionet publike shëndetësore Qendrore dhe Regjionale si dhe furnizimi me oksigjen nga kompani të palicencuara e kanë shtruar urgjencën e interpelancës me Armend Zemajn, ku edhe duhet të jap llogari në Kuvend para qytetarëve të Republikës”, ka bërë të ditur VV, përmes një komunikate për media.Interpelanca është thirrur në emër të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes nga deputeti Fitim Uka.