Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka nënshkruar udhëzimin administrativ për të licencuar laboratorët privatë për testimet me COVID-19.
Zemaj gjatë seancës plenare që po mbahet për situatën me pandeminë COVID-19 u shpreh se tashmë do të rritet edhe numri i testimeve në nivel vendi.
“Sot kam nënshkruar dy udhëzime administrative. Kam nënshkruar bordin e ri për licencim për pjesën për COVID-19 të laboratorëve privatë. Menjëherë do të fillojnë institucionet publike të rrisin numrin e testimeve. Komuna e Prishtinës veç është në pritje, besoj që institucionet publike dhe private do të përgatiten për këtë punë”, tha Zemaj.