Mulhaxha: Papërgjegjësia e deputetëve e vë në pikëpyetje funksionimin e Kuvendit


Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, është shprehur se për shkak të kontakteve që kanë pasur me persona të infektuar me koroanvirus në dy javët në vijim disa deputetë do të të duhej të merrnin pjesë në seanca.

“Të gjithë ata që janë në procedurë për testim dhe duhet të jenë në vetizolim, nuk guxojnë të jenë të pranishëm në Kuvend në këtë rast. Fshehja e fakteve të tilla është shkelje e rëndë dhe rrezikim i shëndetit publik”, ka thënë ajo.

“Në fakt, papërgjegjësia e deputetëve të caktuar e vë në pikëpyetje funksionalitetin e Kuvendit të Kosovës për dy javët e ardhshme”.