Kryetar i Pejës, Gazmend Muhaxhiri, ka folur për takimin që ka mbajtur me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier.
Ai, me anë të në postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se ishte i nderuar që i ka pritur në takim Escobarin dhe Hovenierin.
“Gjatë takimit me theks të veçantë nga të dyja palët është vlerësuar jetik rrugëtimi i përbashkët në proceset integruese të Kosovës bashkë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Muhaxhiri.