Në Komunën e Suharekës janë regjistruar dy raste të reja me koronavirus.
Kryetari Bali Muharremaj thotë se rastet e reja janë zyrtarë policorë që punojnë në stacionin e policisë në Prizren.
“Janë raste kontakti pres stacionit të policisë “Alpha” në Prizren”, deklaroi Muharremaj në RTV Dukagjini.
Ai thotë Suhareka prej 20 ditësh nuk kishte regjistruar raste të reja me COVID-19 por sipas tij rastet e reja erdhën nga policia. “Rastet nuk janë brenda komunës sonë. Janë punëtorë që punojnë në Prizren”, tha ai, përcjell Telegrafi.
I pari i Suharekës thotë se nga nesër do të gjurmohen kontaktet e këtyre dy personave.
Muharremaj thekson se nesër do të ketë një tjetër test me zyrtarët policorë nga stacioni i Prizrenit ku punojnë policë nga Suhareka.