Profesori i ekonomisë Muhamet Mustafa, ka thënë se sfida kryesore e qeverisë së re do të jetë përballja me pandeminë dhe tejkalimi i problemeve ekonomike që i ka sjellë ajo.
Në episodin e parë “7 ditë me Panxhën” në Klan Kosova, ai ka theksuar se mënyra më e mirë për luftimin e informalitetit është zvogëlimi administrativ.
“Sfida kryesore e qeverisë së re do të jetë përballja me pandeminë dhe tejkalimi i problemeve që i ka sjellë pandemia për sistemin publik shëndetësor, por sidomos në rënien e aktivitetit ekonomik”.
“Po besohet se është një rënie prej 6 për-qind, por ka sektor që janë goditur më shumë”.
“Për shkak të probleme që ka pasur mosfunksionimi i institucioneve, shumë çështje kanë mbetur të pa adresuara me kohë”.
“Mënyra më e mirë për luftimin e informalitetit është zvogëlimi administrativ, taksat e përballueshme dhe një administratë e përgjegjshme tatimore”.
I pyetur se a duhet të zbatohet ligji i prokurimit publik, ai ka thënë se duhet të ndihmohen firmat vendore nga ana e qeverisë.
“Sigurisht se në konsumin publik, ndoshta 1 miliard prej buxhetit të Kosovës kishin mund 60 për-qind të shkojnë te firmat vendore. Kështu që unë vetëm mundem ta përshëndes këtë dhe të kërkoj që të zbatohet”.