Profesor dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Muhamet Mustafa, ka thënë se pranvera sjell përvjetorët e shume sakrificave që ka bërë populli i Kosovës, për liri përgjatë historisë e sidomos gjatë luftës 1998 1999.
“Kemi hyrë në dekadën e tretë të këtyre masakrave gjithandej Kosovës dhe ne nuk kemi arritur që këtë çështje ta ndërkombëtarizojmë dhe të sjellim përgjegjësit para ligjit. Po aq i rëndësishëm ne mos më shumë është ndërkombëtarizimi i këtyre krimeve dhe fakti se shumica e autorëve të tyre nuk janë sjellë para Ligjit. Pas afër dy dekadash duket se përmasa e këtyre krimeve dhe fajtori sikur janë harruar nga faktorë relevant ndërkombëtar”, shkruan Mustafa.
Postimi i plotë i profesorit Muhamet Mustafa:
PSE PO DESHTON NDERKOMBETARIZIMI I KRIMEVE KUDER NEJRZIMIT NE KOSOVE DHE VENIA PARA PERGJEGJSISE PER TO NE REND TE PARAE TE QEVERISE SE SERBISE
Secila pranvere sjell tek ne përvjetorët e shume sakrificave qe ka bere populli i Kosovës për liri përgjatë historisë e sidomos gjate luftës 1998 1999. Ne u kemi borxh përkujtimin dhe pietetin. Nderimet përkujtimin qe i bën ato te paharrueshme. Është mire qe është krijuar kjo tradite përkujtimesh e manifestimesh qe mbushin emisionet e gjithë mediave televizive . Megjithatë duket se ne jemi përqendruar qe këtë ta bëjmë këtë për nevoja te brendshme, shpeshherë te përcjelle edhe me protagonizem politik. Institucionet kane lenë anash dhe kane neglizhuar diçka shume te rëndësishme. Kemi hyre ne dekadën e trete te këtyre masakrave gjithandej Kosovës dhe ne nuk kemi arritur qe këtë çështje ta ndërkombëtarizojmë dhe te sjellim përgjegjësit para ligjit. Po aq i rëndësishëm ne mos me shume është ndërkombëtarizimi i këtyre krimeve dhe fakti se shumica e autoreve te tyre nuk janë sjelle para Ligjit. Pas afër dy dekadash duket se përmasa e këtyre krimeve dhe fajtori sikur janë harruar nga faktorë relevant ndërkombëtar. Gjenerata politikanesh, gazetaresh, krijuesish te opinionit ndryshojnë e me këtë edhe krimet qe ka bere qeveria, ushtria , policia Serbe sikur po harrohen e me këtë edhe kërkesa ndaj Serbisë qe te mbaje veten përgjegjëse dhe nëse për këtë nuk ka gatishmëri, bashkësia ndërkombëtarë dhe opinioni ndërkombëtar ta detyrojnë ta beje këtë. Kjo është esenca e një procesi te ndërtimit te paqes n rajon. Por para se te bëjmë te tjerët përgjegjës , duhet te pyesim veten, te pyesim institucionet tona se çka po bëjnë ato për ketë. Deklarata fragmentare , sado te rëndësishme, si ato ne seancat e Këshillit te Sigurimit te OKB janë me vlere, por kjo nuk mjafton, Qeveria dhe aktorët e tjerë duhet te ndërtojnë një sistem aktivistesh dhe masash qe këto krime kundër njerizimit me elemente gjenocidi te bëhen pjese konsideratës dhe vetëdijes ne Evropë, institucione te BEs, SHBA dhe gjithandej botes.