Profesori i ekonomisë, Muhamet Mustafa i ka reaguar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq lidhur me pretendimet se për fatin e Liqenit të Ujmanit do të flasin me përfaqësuesit evropian.
Mustafa në këtë reagim thotë se, shteti serb nuk ka asnjë argument që të marr hise në Ujman.
“Shteti Serb nuk ka asnjë argument (kushtetues, financiar, pronësor, politik, historik) që të pretendojë të bëhët hisenik i Ujmanit. Investimi në Ujman ka qenë krejtësisht i denjuar, udhëhequr, financuar dhe menaxhuar nga Qeveria e Kosovës, i financuar nga Buxheti i Kosovës dhe huat duke e përfshirë edhe kredinë nga Banka Botërore , përçaka garncionet burimore i ka dhënë Kuvendi Kosovës, nëpërmjet Bankës Popullore të Kosovës dhe Bankës se Bashkuar të Kosovës, nëpërmjet të të cilave edhe janë kthyer kreditë. Serbia nuk ka investuar asnjë cent nga buxheti i saj në Ujman”, shkruan Mustafa në Facebook.
Po ashtu, profesori universitar argumenton se, shpronësimi i tokave është bërë nga ana e Kosovës.
“Dihet se akumulimi ujor e mbulon një pjesë të vogël edhe të territorin e Serbisë, tek Ribarici. Po edhe tokat e shpronësuara për këtë arrëse janë shpronësuar me para të buxhetit të Kosovës dhe për këtë dokumentacioni duhet të jetë në Kuvendin e Komunës së Mitrovicës”, thotë Mustafa.
Në fund, ai kërkon nga institucionet e Kosovës që reagojnë me këto argumente.
“Mendoj se institucionet tona qeveritare duhet të reagojnë me këto argumente secilën herë që Vuçiq e te tjerë paraqiten me këto pretendime. Sepse pastaj mos te habitemi nëse këto blofe edhe krijojnë ndonjë efekt të pafavorshëm për ne”, thekson profesori Mustafa.