Profesori i ekonomisë Muahmet Mustafa ka thënë se Kosova falë menaxhimit të situatës me koronavirus dhe me një kujdes të shtuar nga ana e qytetarëve ka arritur të anashkaloj infektimin masiv të popullatës.
“Sonte u kalua në fazën III të heqjes së masave shtrënguese , aktivizimin e sektorit te akomodimit në hotele, restoranteve, kafeve, çerdheve dhe hapjen e kufijve tokësor. Kjo është e mirëseardhur por krahas kësaj nuk kemi të dhëna të rritjes se kapaciteteve të institucioneve shëndetësorë për testime, përcjellje dhe krijim të bazës së të dhënave për kontaktet me mbikëqyrjen e tyre rigoroze, pasi qe ky “liberalzim” i masave shtrënguese mund te sjell rritjen e numrit te rasteve dhe për pasoje rrezikun e kthimit te trendëve ne kahjen e padëshirueshme”, ka shkruar profesori Mustafa në Facebook.
Postimi i plotë:
TRENDI I NORMALIZIMIT DHE RRISQET RRETH COVID 19
Kosova fale angazhimit serioz te institucioneve shëndetësorë, duke përfshire Ministrinë e Shendetsise , IKSHP, QKU dhe një kujdes nga qytetaret, qe sado kudo kishte tipare përgjegjësie e serioziteti, arriti rezultate te kënaqshme ne evitimin e eskalimit te rrasikut te infektimeve masive qe do te ishte vështire te menaxhoheshin. Për këtë meritojnë gjithë respektin dhe mirënjohjen tone.
Sonte u kalua ne fazën III te heqjes se masave shtrënguese , aktivizimin e sektorit te akomodimit ne hotele , restoranteve, kafeve, çerdheve dhe hapjen e kufijve tokësor . Kjo është e mirëseardhur por krahas kësaj nuk kemi te dhëna te rritjes se kapaciteteve te institucioneve shëndetësorë për testime, përcjellje dhe krijim te bazës se te dhënave për kontaktet me mbikëqyrjen e tyre rigoroze, pasi qe ky “liberalzim” i masave shtrënguese mund te sjell rritjen e numrit te rasteve dhe për pasoje rrezikun e kthimit te trendëve ne kahjen e padëshirueshme. Instituti Riinvest ne mbështetje te KFOS po hulumton aspekte qe janë te rëndësishme për tu përgatitur rreth normalizimit dhe se si mund te menaxhohet situata kur duhet te llogarisim një lloj bashkëjetese me Covid 19. Duke konsideruar gjetjet e shume eksperteve ne fushën e shëndetësisë dhe ekonomisë del se esenciale për kontrollin e situatës ne këto lloj “bashkëjetese” me CIVID deri ne zbulim te vaksinës dhe barërave efektive është kapaciteti i testimit, mbikëqyrjes se oazave te infektimit dhe ne plan te gjere dhe kapaciteti i institucioneve shëndetësorë për një fluks te rritur te infeksioneve . Thirrjet për një kujdes dhe përgjegjësi te qytetareve , bizneseve, institucioneve edukative e arsimore dhe gjithë aktorëve te tjerë janë me vend , por frikohem se ekziston një rrezik serioz se nga një “shlirim” i tille (duke e konsideruar se COVID është parapa nesh) te ballafaqohemi me një rikthim te problemeve qe do ta vështirësonin jo vetëm trendin e mire qe kishim por edhe do te rrisnin rrisqet për ballafaqim me probleme më serioze ne shume sektorë. Ndaj janë te nevojshme dy gjera : (1) Qasjen serioze te gjithë neve për te zbatuar rregullat dhe masat rekomanduara nga IKSHP dhe (2) masa urgjente nga Qeveria për te shtuar kapacitetet e mbajtjes ne kontroll te COVID ( Testimi, mbikëqyrja, trajtimi ne institucionet shëndetësore e sidomos ne QKU) .Kjo e dyta ballafaqohet tash me procesin politik ne te cilin jemi me konsolidimin e kabinetit qeveritar, qe bën situatën qe do angazhim serioz dhe te përgjegjshëm.