Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se të mërkurën pasdite në Kosovë do të arrijnë edhe 38.400 doza të vaksinës anti-COVID, AstraZeneca, në kuadër të aleancës COVAX.
“Duke llogaritur edhe 24.000 dozat që kemi pranuar javë më parë në total kemi 62.400 doza. Këto doza do të arrijnë në Kosovë të mërkurën paradite”, thuhet në njoftimin e MSH-së.
Me pranimin e këtyre dozave të vaksinës kundër COVID-19, do të vijohet më tej me vaksinimin e kategorive të parapara sipas Planit Shtetëror të vaksinimit kundër COVID-19.