Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka dalë me një sqarim në të cilin thuhet se vendimi i i pezullimit nga Qeveria Hoti nuk përfshin konsujt dhe ambasadorët.
“Nuk bëhet fjalë për anulim, por për pezullim të përkohshëm të vendimeve për kthim të disa diplomatëve, të nënshkruara nga ish-Qeveria e shkarkuar”.
“Vendimi për pezullim nuk i përfshinë konsujt dhe as ambasadorët”.
“MPJD njofton opinionin se këto vendime do të shqyrtohen veç e veç brendaafatit 7 ditor, dhe se vendimi përfundimtar do të merret pa asnjë paragjykim lidhur me vendimet e mëparshme apo pezullimin aktual të tyre”, thuhet në njoftimin e MPJ-së për media.