Drejtor i Agjencisë për Regjistrimin Civil, Bekim Hoxha, në një intervistë për RTV21 ka bërë të ditur sot se të gjithë shoferët që vozisin vetura të paregjistruara, mund të bëjnë vozitjen e tyre, vetëm me sigurimin e automjetit.
Hoxha ka thënë se kanë bërë marrëveshje me Policinë e Kosovës, që gjatë kësaj periudhe emergjente të mos i dënojnë shoferët që nuk kanë regjistrim të automjetit, por vetëm sigurim.
Më 17 mars është marrë vendim që “Polica e Sigurimit” do të vlejë pa afat, deri sa të përfundojë gjendja emergjente me pandeminë e koronavirusit, shkruan www.gazetastop.com.
Ndryshe, para shfaqjes së koronavirusit blerësit e polisave të sigurimit kanë qen të obliguar që veturat e tyre t’i regjistrojnë brenda një afati pesë ditor.