Mozzik kërkon falje për bujën që shkaktoi ditën e djeshme, publikon video përmbledhëse nga turi nëpër qytete

Reperi i njohur nga Ferizaj, Mozzik, ditën e djeshme (e shtunë) nisi turin nëpër qytete të ndryshme të Kosovës dhe ky veprim i tij bëri bujë të madhe gjithandej.

Artisti, i cili kishte për qëllim promovimin e albumit të ri ‘Mozzart’, mori kritika të shumta për grumbullimin e njerëzve në kohë pandemie.

Megjithkëtë, ai sot ka publikuar një video përmbledhëse nga momentet e ditës së djeshme dhe e ka ndarë me ndjekësit në Instagram.

Ky është postimi i plotë pa ndërhyrje i reperit:

“MOZZART

Ju dua shumë , ju pafsha gjithmonë të buzëqeshur se për këto buzëqeshje e kam bërë këtë,dhe për asnjë përfitim tjetër.

Më falni nëse e bëra tollovi pak

Sinqerisht Mozzik”.

I njëjti ka akuzuar mediat për panik, ndërsa ka bërë thirrje për bojkot dhe mbyllje të disa prej tyre.

Sidoqoftë, artisti ka kërkuar falje për tollovinë e shkaktuar dhe thekson se e gjithë kjo ishte bërë për fansat e tij.