Motrat trinjake shtatzënë në të njëjtën kohë

Motrat trinjake, Victoria, Nina dhe Gina do të lindin në korrik, gusht dhe nëntor të këtij viti.

Duke u rritur si treshe, Gina Purcell, Nina Rawlings dhe Victoria Brown ndanë gjithçka mes vete, tani ato po ndajnë edhe përvojën e shtatzënisë.

Motrat, 35 vjeçare nga Kalifornia e Jugut, kanë lindur katër minuta nga njëra-tjetra dhe tani të gjitha presin të lindin në muajt e ardhshëm, shkruan Fox News, transmeton Klankosova.tv.

Brown, më e reja nga binjaket, i tha Fox News se shtatzënitë e tyre janë një ëndërr e realizuar.

“Ka qenë kaq emocionuese thjesht duke ndarë dëshirat tona për ushqim, si ndihemi, sa jemi të lodhur, ndryshimet e humorit e gjëra të tilla”, tha ajo për Fox.

Brown e cila tashmë ka një vajzë 2 vjeçare do të ketë edhe një djalë më 9 korrik. Rawlings, motra e mesme pret që të ketë fëmijën e saj të parë më 28 gusht.

Purcell, më e madhja, do të ketë fëmijën e saj të tretë, e cila pret të lind në nëntor derisa ajo tashmë ka një djalë 8 vjeç dhe një vajzë 5 vjeç.

Megjithëse motrat janë të lumtura që janë shtatzënë në të njëjtën kohë, nuk kishte asgjë të planifikuar.

Rawlings i tha Fox se ajo dhe burri i saj ishin në të vërtetë duke u përpjekur të mbeteshin shtatzënë për pak më shumë se një vit kur Brown njoftoi se ishte shtatzënë.

Motrat kanë qenë gjithmonë të afërta, por të qenit shtatzënë në të njëjtën kohë i ka afruar edhe më shumë.