Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të shtunën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me shi.
Temperaturat maksimale do të shënojnë zbritje të përkohshme.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-19 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimet jugperëndim dhe verilindje me shpejtësi 1-6m/s.