Moti sot, ngritje e lehtë e temperaturave

Sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, të cilat mund të sjellin riga të dobëta shiu, kryesisht në relievin malor.

Temperaturat minimale pritet të jenë nga 11-13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 29-33 gradë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se indeksi UV mbetet i lartë, prandaj këshillohet respektimi i udhëzimeve të IKSHP-së.