Mot stabil, kryesisht me diell e mjegull ultësirave javën e parë të vitit 2023. Të mërkurën më shumë vransira, por pa mundësi për të reshura, parashikon “Prishtina Weather”.
Ditën e hënë do të ketë edhe vransira kalimtare.
Shtim i vransirave parashihet ditën e mërkurë, por pa mundësi për të reshura. Nga dita e enjte sërish do të ketë më shumë diell, e mëngjeseve mbeten kushte për mjegull përgjatë ultësirave.
Cilësia e ajrit nën këto kushte të motit stabil dhe të qetë, mbetet në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta, apo të pashëndetshme. Kohëpaskohe mund vlerat e çastit mund të kalojnë edhe në jashtëzakonisht të dobëta, derisa ditën e mërkurë aty këtu edhe mund të jenë në vlera të pranueshme,
Situtata me cilësinë e ajrit mbetet e përkeqësuar në këto kushte të motit të qëndrueshëm dhe të qetë. Indeksi do të jetë kryesisht në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta, apo të pashëndetshme. Herë herë në disa stacione indeksi kalon edhe në nivelin më të lartë të ndotjes, jashtëzakonisht i dobët.
Datat:
2.01 – Kryesisht me diell dhe vransira kalimtare gjatë ditës. Ultësirave mjegull orëve të mëngjesit.
3.01 – Kryesisht me diell. Mundësi për mjegull orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave.
4.01 – Mjegull orëve të mëngjesit. Ditën vransira e intervale me diell.
5.01 – Mjegull/vransira të ulëta orëve të mëngjesit. Ditën intervale me diell.
6.01 – Kryesisht me diell. Në mëngjes përgjatë ultësirave kushte për mjegull.
Temperaturat vazhdojnë të jenë mbi vlera mesatare edhe gjatë kësaj periudhe. Minimalet zbresin në 0C deri 3C, lokalisht edhe -1C e -2C, derisa ato maksimale ditën e martë rriten derinë 12C e 14C, e nga dita e mërkurë zbresin në 9C e 10C.
Qetësitë do të jenë më dominuese, mirëpo herë herë frynë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-4m/s.
Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlera normale.