Sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira më të theksuara se ditën e mërkurë. Mëngjesi sikur edhe ditët tjera do të jetë me ngrica të dobëta, ndërsa gjatë ditës grafiku i temperaturave do të rritet.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat maksimale do të ulën për 1-3 gradë, ndërsa minimalet mbeten konstante.
Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet -2 dhe 1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 11 deri 14 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga juglindja dhe jugperëndimi e lehtë deri mesatare.