Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i ndryshueshëm, ku vende-vende parashihet të ketë edhe reshje shiu.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë celsius, derisa ato maksimale do të sillen midis 22-30 gradë.
Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga verilindja me shpejtësi 1-8 m/s.
